Qytetarët e Kosovës nga dita e sotme kanë filluar të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Shengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të kësa zone. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është organizuar udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është mbajtur në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave. Në këtë Aeroport janë parë qytetarë që po presin të shfrytëzojnë heqjen e regjimit të vizave. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …