leoni

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Rreth 10 mijë shqiptarëve të Kosovës Lindore u pasivizohen adresat nga autoritetet serbe

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë për “Zërin” ka treguar se çfarë ndodh me pronat e shqiptarëve të cilëve shteti serb ua pasivizon adresat, pra i largon nga regjistri civil. Kamberi ka thënë po ashtu se përmes pasivizimit të adresave Serbia po bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Janë dy çështje tejet të rëndësishme që duhet t’i dijë secili qytetar që i është pasivizuar adresa. Serbia nuk mundet t’ua marrë shtetësinë, e ka të pamundur t’ua marrë shtetësinë nëse dikur vullnetarisht nuk e lëshon. Tash janë procedurat që në mënyrë selektive po zbatohen vetëm ndaj shqiptarëve, sepse duhet të qëndrosh në shtëpi kur të vijë verifikimi i policisë dy-tri ose pesë herë diku dhe njerëzit në bazë të asaj kanë të drejtë të krijojnë adresë të re. Pasuria e tyre nuk guxon të preket, shtetësia e tyre nuk guxon të preket. Por mendoj se të gjitha rastet e pasivizimit nuk duhet përfunduar vetëm në procedurë administrative, duhet çuar në procedurë gjyqësore secili qytetar individualisht ose qoftë edhe me grupe nëse mblidhen. Sepse ky aplikim selektiv i ligjit në dëm të shqiptarëve nuk duhet toleruar. Kjo tashmë veçse është alarmuar, Parlamenti Evropian ka një rezolutë ku përmendet kjo çështje, Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu e përmend çështjen e pasivizimit të adresave si metodë administrative e spastrimit etnik. Pra është momenti që njerëzit edhe individualisht të nisin procedura gjyqësore për ta detyruar Serbinë të ndryshojë qasje”, deklaroi Kamberi për “Zërin”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …