Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore. Vendimin e Qeverisë së Serbisë e bëri të ditur drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke përmendur që kjo nuk nënkupton njohje të shtetit të Kosovës. Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …