Besnik Tahiri: Kërkojmë të mos abuzohet me ditën më të rëndësishme të Kosovës, sikur bëri, Kurti duke folur për veten

Besnik Tahiri: Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe jo liberalizimi i vizave

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për liberalizimin e vizave, të cilin e quajti meritë të qeverisë së tij. Ai ka theksuar se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja. Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi,  ka shkruar Besnik Tahiri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …