Ejup Maqedonci: Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake gjatë vijës kufitare me Kosovën dhe ka vendosur 48 baza operative

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se vendi është në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare. Ai thotë se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza operative . Në një intervistë për Kosovapress ai deklaron se Bashkimi Evropian po heziton të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. Ministri Ejup Maqedonci  ka folur edhe për furnizimin me armatim dhe pajisje ajrore, duke paralajmëruar se  blerja e helikopterëve është paraparë edhe  në periudhën 2025-2028. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës po bëhet në përputhje me standardet e NATO-s. Në aspektin e mbrojtjes, në aspektin e përgatitjes të fushës së mbrojtjes, ne me të vërtetë mund të them lirisht që jemi shumë afër NATO-s. Mirëpo, dihet që vendimi për të qenë pjesë e NATO-s është vendim politik dhe që ndërlidhet me hezitimin e disa vendeve mos-njohëse të Republikës së Kosovës për të përkrahur këtë iniciativë, ka saktësuar, ministri Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …