Drejtori Ekzekutiv i AMMKM-së, Imer Hakaj thotë se rreth 500 e 30 mijë njerëz vizituan Prekazin gjatë vitit të kaluar. Ai është shprehur i kënaqur me rëndësinë që u jepet monumenteve dhe komplekseve memoriale, në Kosovë. Jemi të kënaqur sepse edhe tani ne kemi angazhim të vazhdueshëm institucional dhe në çdo mundësi që kemi para vetes, obligohemi t’i përmbahemi saktë qëllimit tonë institucional, për të ruajtur vlerat dhe për të memorizuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare, sakrificës së popullit tonë si dhe të gjithë atyre që ranë për liri”, thotë Hakaj për Front Online. Drejtori Hakaj saktëson se Kompleksi Memorial”Adem Jashari” mbulon vetëm mirëmbajtën e jo trajtim tjetër. Si AMMKM lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ju njoftojmë se mbulojmë shërbimin e mirëmbajtjes që nga viti 2014 dhe se trajtimi i mëtejmë i këtij Kompleksi, është në kuadër të Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz – Skenderaj, ka thënë Imer Hakaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …