Kryetari Haliti vizitoi fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë. Me këtë rast, ai e ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, Nejaz Selimin, i cili përveç që ka punësuar 25 punëtorë ku kryesisht janë femra, me prodhimin e uniformave të punës, ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit. Përndryshe, ky biznes që është investim nga mërgimtari Nejaz Selimi nga komuna e Vitisë, me qëllim të plotësimit të kërkesave të shumta të uniformave edhe nga jashtë vendit, është duke kërkuar edhe punëtorë të rinj.

May be an image of 6 people, clothes iron and shoes

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …