Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe udhëheqësi i listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Dragan Gjillas, në një opinion të botuar në gjigantin mediatik amerikan “Politico” ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë. “Në të njëjtën kohë, ai nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, duke pretenduar se kushdo që nuk pajtohet me të është tradhtar. Dhe ai ka kontrolluar pjesën më të madhe të hapësirës mediatike në Serbi për më shumë se një dekadë”, ka shkruar kryetari i SPS-së, derisa ka kritikuar bashkësinë e organizuar perëndimore për lejimin e manovrave të presidentit serb. Z. Gjilas, duke komentuar mbi vendimin e Qeverisë së Serbisë për njohjen e targave kosovare – rezultat i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ka theksuar se Vuçiqi i jep gjithmonë bashkësisë së organizuar perëndimore diçka për ta larguar vëmendjen nga zhvillimet aktuale në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …