Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Zëvendës-kryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se rrezikimi i parimeve kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në Bashkim Evropian (BE), harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së dhe NATO-s, natyrisht edhe çështja e pavarësisë së Kosovës, janë vija e kuqe për qëndrimin e tij në Qeveria. Gjeloshaj ka thënë se janë këto vija të kuqe që nëse kalohen rrezikojnë parimet kyçe demokratike të shtetit. “Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit politik në të cilin operojmë, si dhe ngjarjet gjeopolitike, ka disa “vija të kuqe” që nuk do t’i kalonim. Kryesisht këto janë ato ‘vija’ që do të bien ndesh me angazhimet e partisë sonë dhe që para së gjithash rrezikojnë: parimet kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në BE, harmonizimi i plotë i politikën e jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikën e BE-së dhe NATO-s dhe natyrisht me çështjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Gjeloshaj

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …