Në hapjen e Radios-Kosova e Lirë kanë marrë pjesë anëtarë të SHP të UÇK-së, anëtarë të stafit të Radios e Agjencisë si dhe disa luftëtarë

Në hapjen e Radios-Kosova e Lirë kanë marrë pjesë anëtarë të SHP të UÇK-së, anëtarë të stafit të Radios e Agjencisë si dhe disa luftëtarë

Në hapjen solemne të radiostacionit “Kosova e lirë” kanë marrë pjesë: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Ahmet Qeriqi, Martin Çuni, Nusret Pllana, Xhevdet Gashi, Blerim Peja, Berat Luzha, Rizah Berisha, Milaim Berisha, Elez Durmishi, Isë Krasniqi, Ismet Sopi, Fadil Berisha,  me disa nga ushtarët e tij të Togës së Berishës, Nuri Bega, Adem Grabovci,  e të tjerë. Në orën 18.00 të 4 janarit arrin në Krojmir edhe Nezir Myrtaj. Ishte vonuar meqë, një ditë më parë, policia sekrete serbe, nga prita, kishte vrarë Enver Tefik Gashin nga Shtimja, një mik i Nezirit. Në dhjetor të vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendos të themelojë Radion e cila do të quhej “Kosova e lirë” dhe Agjencinë e lajmeve “Kosovapres”. Përgjegjës për radio u caktua, Ahmet Qeriqi, ndërsa për agjencinë, Berat Luzha.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …