Ahmet Qeriqi: Radion e kam ble me ngue Tiranën, jo Beligradin

Ahmet Qeriqi: Radion e kam ble me ngue Tiranën, jo Beligradin

Rrëfim autentik, dokumentar  e artistik,  i Hafir Rrahmanit nga Krojmiri

E mora veten, pasi u martova. Tokë e mal kisha boll, por edhe dhen e dhi, kie, lopë. Fillova me punue dhe punt m shkojshin marë. Gjinja, n fillim m kqyrshin si t mjer’ t’ pa bamë hesap, si familje  anmike. Nuk kisha shkoll’, nuk ndijsha mire me nji vesh, nuk m banin hesap as sa per një qen, edhe pse kurre kujt nuk i kam ba keq. Jete e shtire. kusherijt mundojeshin me m nimue, por edhe ata ishin të ndjekun e sakatuem…

Pasi e ndreqa idaren m shkoi mendja me ble nji Radio dhe me ndigjue Tiranën. Shumë vetë kishin ble Radio. E kishte ble edhe kusherini im, Milaimi,  dhe u knaqsha me kanget e Tiranës. Ato diqysh m’ flejshin n shpirt, e nganjiher kur knojshin kangë për Enver Hoxhën, trupi mu rrëqethke. Nuk e di pse.

Nji ditë i bana paret dhe shkova te miku im, Faiku. Ata kishin dalë moti n’ Prishtine dhe i thash se kam ba paret dhe ti me ma ble nji Radio. Miku m priti mirë. Me thane t drejten ata m kane ndihmue shpesh, por edhe ata ishin shpallë anmiq, madje i mundonin ma shume se mue.

Pasi ma bleu Radion u gezova shume, por u tutsha se nuk kam me dite me lshue e mi i gjet  stanicat. Njeri pa shkollë.

Faiku me msoi qysh lshohet, qysh ndalet, qysh i lshohet zani, qysh i ndrrohen baterijat. Por kur  fillova mi lu gishtat per m’ i gjete stanicat e lujsha shpejt at pullen e vogel. Boll u mundova por s mujsha me ia qillue. Krejt miqt keshnin me mue, po une gishtat i kisha t mdhaj, te çam e t ajun prej pune.

– A di shka o mik i thash, pasi u kujtova pak.

– Fol Hafir, m’ tha.

– Ndreçma me një vend, veç Tiranen, tybe  edhe ashtu nuk du me ni asnjë stanicë tjeter, e nashta msohna ma von’  msohet edhe gruja, edhe fmijte kanë  fillue m u rrite.

Faiku ma çiti n’ Tirane dhe m tha, qit pullen e stanicave mos e prek,  edhe nese e preke, kqyre mire, qit vijen e kuqe, ndale ne ket vend. Aty ia bani nji pikë t madhe, nje shej  per me afrue at penin qi ecte majt e djatht. Aty ishte  Radio-Tirana.

Per zanin nuk u bana marak. Ja lash deri n skaj, se nuk ndij mire.

Miku ma pshtjelli mire Radien në at qanten qi e kisha ble dhe pasi u persheneta u nisa te stanica e vozit per me shkue deri ne Lypjan,  e prej atje tri- katër orë në kambe deri te shpija ne Krajmirovc.

Te stacioni m’ duhej me prite dy sahat. U largova pak me ni vend e nxora radion me provue.

Ja kisha lshue zanin deri n’ skaj pa menue qi po e pengoj ndokand dhe pa e ditun qi nuk ban me ndigju Tiranen. Pas pak m u afrue nji burrë plak e m’u drejtue:

– A je shurdhan apo budallë?

– Budalle nuk jam e pak shurdhan po, por çka por t hyn në punë ty kjo, ia ktheva?

– Tash ndokush i lajmron milict, a e di ti qi asht e ndalueme me nigju Tiranën?

– Po une  ket mall  e kam ble me nigjue Tiranën e jo Beligradin.

Plaku e çoj dorën përpjetë dhe u largue shpejt, thuese po e ndjekë kush. Nuk ka vonue as dhetë dakika kur i pashe dy milic qi ishin drejtuar te une. E mora me mend cka me gjet po ish vone.  Njani milic e mori pendrekun n dore e ai tjetri e mbajke doren n’ allti. E di qi foli serbisht dhe pak e kuptova kur e permendi legitimacien. Milici tjetër me tha nalja zanin Radios. Nga habija n vend se me ia nalë ja lshova deri n skaj. Ai bani turr me me marrë Radion por une nuk ja lshova. Milici, ishte nji  shka e nxori alltinë  dhe ma rrasi n fyt.

– A nuk kam t drejte me ble Radio, pse po i shitni pra?.

– Mor a je ti budallë apo shurdhan?.

– Shurdhan jam pak, po budallë nuk jam.

– Ku po jeton ti n’ Jugosllavi a n’ Shipni.

– Une jetoj ne Drenicë. Kam ardhë ne Prishtine dhe e kam ble ket Radio.

Milici shqiptar foli me at shkaun dhe e marrsha me mend se po i thotë se nuk isha mire me mend, se e prekte kryet. Pas pak, milici nisi me m’ i lidhe duart por nuk pranova.

– Tash i thirri edhe kater milic dhe t lidhin si qenin, mu drejtu milici qi dinte shqip.

–  Qen mos m thuj, se qen je vet. Thirri perqind n dash, edhe mytem, po nuk di shka ju bana?

– A e di ti qi s ban me ndigjue Radio Tiranen. Enver Hoxha asht anmik i joni.

– Un’ nuk e kam anmik. 18-vjet baba i ka majtë burg per Shqipni, dy vllazen ia kanë mytë bab’s, ma kan mytë edhe mue një vlla.

– Mirë jau kan ba, duhet me ju mytë t tanëve shka jeni me Enver Hoxhën.

– Mytëm pra i thashë, edhe kryet me ma hjekë une qyky Hafiri jam. Po per me ngue Tiranen e kam ble ket Radio, jo per Beligradin.

Pa u ba pesë dakika erdhen edhe katër milic  e m rrethuen. fillova me çindrue, qashtu tuj u shtye por ma n fund m lidhen.

– Kur e ke ble ket radio m’ veti milici

– Sot e kam ble.

– Ku?

– N pazar, te stanica e autobusave, u thashë. Ma rroki mendja se me kallxue drejt e merrsha n qafe edhe mikun, po nuk e di qysh ma dha zoti, se boll trullan jam.

– Tuj hec nji pazarxhi  m tha a po don me ble nji Radio t’ mire se e kam si me veti. Une i kisha paret se e kam shitë nji lopë, por edhe ma parë kisha mendu me ble nji Radio. I thashe po e blej veç nuk di me perdore. Ai me kallxoi rend. Mandej i thashe qi derisa t msohna banja nji shenj ku e zen Tiranën dhe ai përnjeherë ja bani nje shenj per me gjete ma lehte. Kqyrne shenjen iu thash n’ mos m besofshi.

– A e njeh me pa njerin qi ta ka shit radion?

– Ndoshta edhe e njoh po nuk e di ku jeton ai, te stanica e kam ble. Ish kane burr i mire kur i thashe se e kam ble me ndigjue veç Radio-Tiranen, ma shiti 100 banka ma lirë. Filluan me m besue dhe ashtu lidhun me çuen te Stanica. M shtine brena n Stanice m’ lidhen per një fare cevi t’ hekurit dhe krej milicet u larguen me lyp pazarxhine apo ndonji t dyshuem. Me mu mbeti vec nji milic shka. Ai foli dishka po une i thash “ne znam serpski”, ate fjale e dijsha, mirpo ai ditke shqip dhe me tha  se sudija ka  mi dhane pesë vjet burg dhe ka me ta konfiksu Radion…

Sudija m’ i dha dy muj burg  per “prekershaj” dhe ma konfiskoi Radion.

Pas dy mujve u ktheve n’ shpi. Gruja më doli para dhe u gzue kur m pa. Spiunat e katunit i kishin than’ se kanë me m majtë dy vjet  burg.

Kur hyna n shpi me përqafen fmijte. Pas pak e pashë Radion në raftin e sobës.

– Kush e ka pru Radion e veta gruen?

– Milaimi, kusherini yt,  tha gruja. Ka shku te nji avokat, një shka,  ja ka dhane 200 banka dhe e ka nxjerrë Radion.

Sapo kishte marrë vesh qi jam  ardhe te shpija erdhi Milaimi. Po gzimi ma i madh i imi at dite nuk ishte as lirimi nga burgu, as  Radio. Djali pesë vjeç dhe gruaja ishin msue mi gjete krej stanicat madje edhe Radio Kuksin qi e rrokte ma mirë se me kanë  n Shqipni… Pas një kohe u msova edhe vet, por dora m shkojke te ajo shenja,  që ia kishte lan’ miku im, Faiku.

 

( Rrëfimin autentik me Hafir Rrahmanin e kam incizuar me diktafon në vjeshtë të vitit 2004, në  shtëpimë e tij, në Krojmir).

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …