Kryetari Aliu ka pranuar dhuratë hartën e qytetit e punuar me dorë më 1898

Në vitlindjen e 150-të që sapo mbylli Ferizaj, janë kujtuar personalitete e familje, janë kujtuar e përjetësuar momente historike për Ferizajn, e kësaj begatie të historisë së qytetit të Ferizajt i shtohet edhe harta e punuar me dorë më 1898 nga prifti katolik, famullitari i Ferizajt, Dom Bartolomeo Fantella, hartë që paraqet qendrën e Ferizajt, një kopje të formatit të madh të së cilës ka pranuar dhuratë kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, udhëheqësi i Misionit Katolik Shqiptar në Austri, Dom Nikson Shabani, famullitari i Kishës Katolike në Ferizaj, Mikel Sopi si dhe Dom Leonard Domgjoni – sekretar i Ipeshkvisë, dhuratë kjo e çmueshme për Ferizajn, historinë, themelet e qytetit e zhvillimin e tij, ku një arkiv të pasur mbi këtë histori e Ferizajn, studiuesit e gjejnë edhe në Arkivin e Vjenës në Austri.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …