Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e z. David Kostelancik ambasador në Shqipëri

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e z. David Kostelancik ambasador në Shqipëri

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e Dejvid Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Shqipëri. Senati i ka kërkuar presidentit të ShBA-së, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. David Kostelancik është emëruar si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë. Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e ShBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …