Avokati Idajet Beqiri pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një plan arratisjeje që do të duket si rrëmbim. Ai tha se në pozicion të këtij plani janë vendosur 500 mijë euro, dhe në ndihmë të tij do të jenë edhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Avokati i bëri thirrje SHISH të parandalojë këtë arratisje që sipas tij, do t’i faturohet qeverisë. Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama. Të thonë ja heroi i demokracisë. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani. Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë. Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm.“-tha avokati Beqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …