Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar rreth “Draftit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032”, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë: Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë. Drejtori, Albnor Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe konsulentët që kanë kontribuuar në hartimin e këtij drafti. Të pranishmit kanë diskutuar lidhur me “Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032”.