Në rekursin e dorëzuar Gjykatës së Lartë, në të cilin SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, dy prokurorët e çështjes shprehen se ai kreu korrupsion duke bashkëpunuar me funksionarin më të lartë të kohës. “Konkretisht me ish-kryeministrin Sali Berisha”, theksojnë dy prokurorët, sipas të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se janë cënuar themelet e shoqërisë në strukturat më të larta. Prokurorët shtojnë se mbajnë parasysh në këtë rekurs edhe vlerën e lartë të parave që dyshohet se u pastruan, kohështrirjen e aktivitetit kriminal dhe që sipas tyre i çon në konkluzionin se Gjykata e Apelit nuk e respektoi ligjin kur zbuti masën nga arrest me burg, në arrest shtëpie. Dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai që po hetojnë dosjen Partizani, i thonë Gjykatës së Lartë se Shqipëria vuan ende nga nivelet e larta të korrupsionit, në shumë fusha dhe po sipas tyre është kjo arsyeja se përse qeveria shqiptare e ka vendosur këtë luftë në listën e përparësive më të rëndësishme të politikës së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …