DW: Prokurorët kanë akuzuar Sali Berishën për abuzim me pushtetin gjatë mandatit të parë si kryeministër në vitet 2005-2009

Në një artikull kushtuar çështjes Berisha, Dojçe Vele ka shkruar për jetën politike të ish-kryeministrit, dhe akuzave kundër tij, duke cilësuar se kjo fazë mund të jetë fillimi i një epoke të re politike, me fundin e epokës së mosndëshkimit për ata që janë përfshirë në korrupsionin e nivelit të lartë. Për herë të parë në 30 vitet e tranzicionit politik postkomunist të Shqipërisë, një lider dikur i plotfuqishëm akuzohet për “korrupsion pasiv” mbi vendimet e marra gjatë kohës së tij në detyrë. Sali Berisha, një ish-president dhe ish-kryeministër, lider aktual i Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor. Prokurorët kanë akuzuar Berishën për abuzim me pushtetin e detyrës së tij gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009. Çështja ka në qendër privatizimin e një qendre sportive në Tiranë, nga e cila dyshohet se ka përfituar dhëndri i tij.

Berisha ka thënë se akuzat janë të pabaza, duke pretenduar se është një sulm i motivuar politikisht nga kundërshtari i tij, kryeministri aktual Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …