Kryetari i komunës ë Rahovecit Smajl Latifi, është shprehur i tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë i këtij aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Kryetari Latifi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe! Ka thënë kryetari Latifi.