Lutfi Haziri: Nuk është kulturë e LDK-së që të refuzojë takimet që kanë të bëjnë me institucionet e shtetit

Haziri: E gjithë VV-ja reagoi dhe u solidarizua me Sanduloviqin por heshtën ndaj arrestimit të ushtarit të UÇK-së në Serbi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lutfi Haziri ka shkruar se përderisa e gjithë Vetëvendosja reagoi kundër rrahjes së Nikolla Sanduloviqit në Serbi dhe u solidarizua me te, këta heshtën të gjithë ndaj arrestimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Serbi. “Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së. Kryeministria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrojtje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!”, ka shkruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …