leoni

Blinken

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken po angazhohet për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po angazhohet për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Zëri i Amerikës njofton se ai u takua me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas saj rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës. Zoti Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me drejtimin e Gazës pas luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …