Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i tri komunave të Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu ka deklaruar se diskriminimi i Serbisë kundër shqiptarëve ka prekur kufijtë e racizmit. Ai shton se jeta e shqiptarëve në këto tri komuna nuk i ngjason një qytetari të rajonit. Në intervistën për KosovaPress, ai deklaron se vetëm në Bujanoc, Serbia po investon 5.3 milionë euro në shkollat serbe. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në shkollat shqipe, për çka shprehet se janë në rrezik për mbyllje. Shkollat shqipe janë në një gjendje të tmerrshme dhe ka zero investime në ato shkolla”, deklaron Lutfiu. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se çdo ditë e më tepër ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për shkak të migrimit masiv.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …