Ministria e Jashtme e Spanjës ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës nuk do të hasin në vështirësi kur të vizitojnë vendet e zonës Schengen, që nuk e njohin pavarësinë edhe sikur ato të mos pajtoheshin për ta njohur pasaportën e zakonshme të Kosovës. Të gjitha shtetet e Zonës Schengen që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme të këtij vendi. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Elena Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle. Më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …