Ditën e martë dhe të mërkurë, më 9 e 10 janar, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës. Mediet bëjnë të ditur se mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023 . Gjithashtu do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025. Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi. Në ditët e para të janarit, ministrat e dikastereve përkatës kanë bërë analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2023, në konferenca për shtyp.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …