Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku ka numëruar disa nga dështimet e rënda të kryeministrit Albin Kurti, i cili flet me mburrje për arritjet e Qeverisë

Kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti,  mbi arritjet e qeverisë që ai drejton. Ai ka thënë se Kurti ka  humbur tri vjet duke dështuar në projekte madhore, arritjen e njohjeve të reja dhe në forcimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Kurti flet për vizat, targat, energjinë elektrike dhe pasaportat. Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milionë euro humbje nga ky izolim! Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘Elektroseveri’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vjet që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori. Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vjet të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion. Këta tri vjet janë të humbur plotësisht. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht. Kosova mundet më mirë! Kosova meriton shumë më mirë, ka shkruar  mes tjerash kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …