Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerëve në Hagë do të zgjasë së paku tri deri në katër vjet, thotë Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Për shtatë vjet e gjysmë, janë paditur vetëm gjashtë të pandehur dhe se vetëm një rast është finalizuar. Ajo thotë se gjatë vitit të kaluar u bë e qartë Gjykata Speciale nuk po punon në aktakuza të reja dhe se këtë vit pritet përfundimi i gjykimit të Pjetër Shalës. Në tetë vjetët e punës së Gjykatës Speciale do të kemi dy aktgjykime. Sa i përket katër të pandehurve, në të ashtuquajturin gjykim ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këta katër po gjykohen. Hapja e këtyre gjykimeve ishte në prill të vitit 2023 dhe nëse mund të gjykoni se sa i shpejtë ka qenë rasti i Salih Mustafës, dhe sa i shpejtë ishte rasti i Pjetër Shalës, atëherë mund të presim që gjykimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve të zgjasë së paku edhe tri deri në katër vjet”, deklaron Nevenka Tromp. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …