leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur sesa vitin 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  e ka quajtur të humbur vitin 2023. Ai ka saktësuar se gjatë këtij viti ka pasur dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Ka pasur regres sa i përket pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, sanksione e ndëshkime nga aleatët tanë strategjikë. Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023! Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë. Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”, ka nënvizuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …