Në varrezat e fshatit Guri i Kuq iu dha lamtumira e fundit Shaq Gjemajt i mbijetuari i masakrës së Pastaselit

Sot, në varrezat e fshatit Guri i Kuq, iu dha lamtumira e fundit, Shaq Gjemajt, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit. I pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, i cili tha se: Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë, baca Shaq, me sytë e tij e pa dhe e përjetoi tërë tmerrin dhe për fatin e tij të mirë shpëtoi, për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i masakrës. Baca Shaq dhe familja e tij dha kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës, ku nga 7 djem që ka, 3 prej tyre, Agimi (tashmë i ndjerë), Manushi dhe Dula, ishin luftëtarë të UÇK-së. Ngushëllime familjes Gjemaj dhe të gjithë atyre që e njohën! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Shaq, e shpirti i tij pushoftë në paqe! Tha kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …