leoni

Demokratët e republikanët kryesorë në Kongresin amerikan arritën marrëveshje për ta financuar Qeverinë gjatë këtij viti fiskal

Demokratët dhe republikanët kryesorë në Kongresin amerikan kanë arritur marrëveshje për ta financuar Qeverinë gjatë këtij viti fiskal, por nëse Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati dështojnë ta aprovojnë atë deri më 19 janar, atëherë disa pjesë të Qeverisë do të fillojnë të mbyllen. Kongresi e ka zgjatur financimin e Qeverisë përkohësisht prej se filloi viti i ri financiar më 1 tetor, në mënyrë që të blejë kohë për bisedime, por ato të holla do të harxhohen së shpejti. Financimi pritet të përfundojë më 19 janar për disa agjenci federale, përfshirë për Departamentin e Transportit, derisa të tjerët, si Departamenti i Mbrojtjes, përballen me afat deri më 2 shkurt. Nëse Kongresi nuk e aprovon legjislacionin e ri të shpenzimeve deri atëherë, shumë shërbime qeveritare do të mbyllen dhe qindra mijëra punonjës federalë do të urdhërohen të mos dalin në punë. Punonjësit e tjerë, të cilët ofrojnë shërbime që cilësohen si “thelbësore”, siç janë pagesat e pensionale, përfitimi dhe mbrojtja kufitare, do të vazhdojnë të punojnë pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …