Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Pas tri javë pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, kthehet në sallat e gjykimit

Pas tri jave pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale kthehet në sallat e gjykimit. Sipas kalendarit të kësaj Gjykate, prej ditës së sotme e deri të premten para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala, derisa javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati Amer Aliaj thotë se ky vit do të vazhdojë njëjtë sikurse i kaluari, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, në rastin kundër Hashim Thaçit e krerëve të tjerë të UÇK-së.  Edhe gjatë këtij viti do të mbahen  seanca intensive në rast se e shohim kalendarin apo seancat e caktuara deri në muajin korrik, deri kur parashihet të mbahen  më shumë se 80 seanca. Ndërkohë janë edhe tri raste  “për pengim të administrimit të drejtësisë”, ka thënë Amer Aliaj. Ai shpreson se Gjykata Speciale gjatë këtij viti do të jetë  më transparente dhe me më pak seanca të redaktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …