leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e mbanë takimin dy ditor të kabinetit qeveritar, në qytetin e Lezhës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur kabinetin qeveritar në një takim dy ditor,  në qytetin e Lezhës. Ky takim  i qeverisë në Shëngjin, sot në ditën e parë, është konceptuar i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik. Ajo filloi me paraqitjen e  një fjale të  kryeministrit,  Edi Rama, e cila kishte të bënte  me arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e vitit 2024. Më pas ka folur kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi,  i cili ka theksuar rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Me këtë rast ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi. Pjesa e dytë e mbledhjes iu ka kushtuar  aspekteve teknike dhe të detajuara. Gjatë takimit në Lezhë, sot dhe nesër, ministrat e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …