Nën organizimin e organizatës “Advancing Together-AT “, e mbështetur nga UN, është mbajtur “Takimi i Forumit Ndërkombëtar”, me ç’rast znj. Arta Zherka, përfaqësuese e kësaj organizate, i njoftoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë për bashkëpunimin që ka filluar me Komunën e Rahovecit për përmirësimin dhe avancimin e situatës së komuniteteve joshumicë. Shefi i kabinetit të kryetarit, z. Ali Morina, në fjalën hyrëse, shprehu gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të komuniteteve, në zbatimin e kërkesave, si dhe avancimin e fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. Ndërsa, për detajet e bashkëpunimit foli z. Lendrit Qeli, Shef i ZKKK-së në Komunën e Rahovecit, ndër të tjera, i falënderoi organizatorët për bashkëpunim dhe theksoj gatishmërinë e zyrës për bashkëfinancim të projekteve, sipas marrëveshjes së nënshkruar.