leoni

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj: Parambrëmjet nuk janë organizime institucionale, prindërit i bartin përgjegjësitë për fëmijët e tyre

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka pranuar informacione se grupe të nxënëseve në shkolla të mesme, kanë filluar organizimin për të ashtuquajturën “Parambrëmje e maturës” me maturantët e këtyre shkollave. Drejtoria e Arsimit, duke pasur edhe mbështetjen e në koordinim me Këshillin e Prindërve në nivelin lokal, njofton prindërit se organizimet e tilla nuk janë organizime institucionale, pra nuk janë organizime të Drejtorisë së Arsimit, rrjedhimisht edhe kjo e fundit përjashtohet nga përgjegjësia për organizimet e tilla, andaj Drejtoria e Arsimit është në shqyrtim të hapave që do të ndërmarr bashkë me Inspektoratin e Komunës dhe Policinë e Kosovës në Ferizaj që të mbikëqyren këto organizime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …