Në kohë rekorde po ngre shtatin objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në rrugën “Bedri Asllani” në Ferizaj, i nisur javë më parë, një godinë kjo që ofron shumëfishin e hapësirave për trajtim shëndetësor duke mundësuar kushte dhe cilësi më të lartë të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.