Mbi 1 mijë e 700 shpenzues të energjisë elektrike janë ankuar në KESKO lidhur me faturat e larta në muajin e fundit. Qytetarët ankohen me të drejtë se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin paraprak. Përveç te KESCO, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Kompania e Kosovës për Furnizim me Energji Elektrike, aktualisht po përballet me qindra ankesa të përditshme qytetarëve. Shkak janë bërë faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Zyrtarët në KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Në përgjigje është theksuar se konsumi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kilovat në muaj, faturohet me tarifë më të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …