leoni

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, Edi Rama kurrë nuk ka ndërhyrë në punët tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është cituar të ketë deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka saktësuar me këtë rast se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizimit politik në Maqedoni. Përkundrazi ai ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje. Ndërsa Albin Kurti ka pasur raste kur ka ndërhyrë. Në zgjedhjet presidenciale zotri Kurti mbajti anë, doli në përkrahje të një pjese të partive politike në Maqedoni, edhe pse kishim marrëveshje në zgjedhjet presidenciale për president konsensual, që ishte Stevo Pendarovski,  para pesë viteve, ka thënë Ali  Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …