leoni

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, se po manipulon me përqindje gjatë prezantimit të të arriturave të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se po manipulon me përqindje derisa  po i  prezanton të arriturat e Qeverisë”. Ajo tha se përqindja po përdorët për të fshehur dështimet dhe  e kritikoi për mënyrën e shpenzimit të buxhetit. A e di Hekurani se paaftësia për ta shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”, ka shkruar  deputetja Hykmete Bajrami duke e analizuar postimin e ministrit Muratit ku i ka paraqitur këto shifra.  Derisa ne vitin 2022 kjo qeveri ka shpenzuar 1 miliardë e 65 milionë Euro për subvencione dhe transfere, apo 40% të totalit buxhetor, këtë vit për subvencione dhe transfere paskan shpenzuar 1 miliard e 75 milionë Euro, apo 36% të buxhetit. E vlefshme për t’u theksuar se në të njëjtën kohë që kjo qeveri shpenzon gati gjysmën e buxhetit në subvencione, varfëria në vendin tonë është në rritje sipas UNDP-së, saktësoi deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …