Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se në vitin 2024 do të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili akuzon qeverinë për kushte jo të favorshme për punëtorët thotë se në vitin 2024 do të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë. Ai thotë për KosovaPress se nga informacionet që kanë marrë nga disa kompani të autobusëve, janë mbi 25 mijë persona që kanë kontraktuar se do të ikin jashtë vendit. Krahas pagave të ulta, Azemi rëndit edhe faktorët tjerë që kanë ndikuar në ikjen e të rinjve nga vendi. Ndërkaq, vlerëson se tanimë është vonë të reagojë shteti në ndaljen e të rinjve nga vendi, sipas tije dhe po t’ua ofrojë pagë 1 mijë euro një punëtori që është paguar 300 euro, nuk do ja mbush mendjen të qëndroj këtu. Jusuf Azemi thotë se përkundë kërkesave të shumta që i ka bërë kjo sindikatë ndaj kryeministrit,  Kurti dhe ministrit të financave, Hekuran Murati që të takohen për të diskutuar lidhur me  kushtet e punëtorëve, ata  nuk kanë pranuar  të flasin as edhe njëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …