Zef Skiroi (1865 – 1927), personalitet i njohur i arbëreshëve të Italisë dhe i kombit shqiptar

Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më  10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927. Zefi  ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit, i cili shte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në “Seminar Shqiptar” në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën “Arbëri i ri” si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten:  “Mili e Hajdhia, Te dheu i huaj dhe Mino”. Poema Mili e Hajdhia është këngë subjektive e Skiroit, ku autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

Kjo vepër bashkë me Këngët e Milosaos të Jeronim de Radës e Kanga e sprasme e Balës të Darës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, “Te dheu i huaj”  u botua në dy variante, më, më 1900 dhe më 1940. Eqrem Çabej më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky më 1945 shtoi: “është në njëfarë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Jahë Sadrija: Zef Skiroi (1865-1927)- Jeta dhe vepra

Zef  Skiroi është poeti më i madh i arbëreshëve të Sicilisë. Lindi më 10 Gusht të vitit 1865 në Horë të Arbëreshëve në Sicili, ku edhe i mori mësimet e para.  Ndërsa në Palermo mbaroi seminarin shqiptar. Qysh në Gjimnaz filloi të shkruaj poezi.  Shkroi poemin : “Skanderbeg dhe Kruja”.  Po në këtë moshë nisi të përkthej ,”Odet e Anakreonit”.

Studioi drejtësinë, por arti i fjalës i pëlqente shumë, prandaj edhe ju përkushtua me tërë qenjen e tij.  Lexoj Homerin, Danten, Gëten, Shilerin, Bajronin etj.

Mëson përmendsh pjesë të epopesë së Turkuato Tasos,”Jerusalemi i çliruar”.  Nga viti 1887 nisi të botojë krijime popullore shqiptare dhe të shkruaj studime mbi letërsinë. Po këtë vit botoi vëllimin poetik në arbërisht”Rapsodie Albanesi”në Palermo. Nxorri revisten “Arbëri i Ri”.  Njëkohësisht punoi me përkushtim të madh për atdheun e të parëve.  Bashkpunoi me De Radën, Françesk Krispin, Gustav Majerin, Mitkon, Naimin, Kristoforidhin, Pashko Vasën , Gurakuqin etj.

Më 1890 u largu për të studiuar drejtësinë në Universitetin e Palermos.  Më 1890 emërohet drejtues i Katedrës  për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Napoli. Në vitin 1912 udhëtoi për në Shqipëri.  Dy vite qëndroi në Shkodër, ku u njoh më për së afërmi me botën shqiptare dhe me atdheun e të parëve.  Lidhur me këtë udhëtim hartoi veprën poetike “Kthimi”(1916-17).

Më 1920 , në ballafaqim me komunistët, iu vra djali Mino, ngjarje kjo , që e dërmoi shumë.  Pas tri vitesh , djalit të vrarë ia kushton veprën, poemën e bukur,”Mino”. Ky poet arbëresh është ndër të parët, që përmes veprave poetike, synoi bashkimin dhe njësimin e dy dialekteve të gjuhës shqipe.  Vdiq në Napoli më 1927.

Veprimtaria letrare- Veprat më të njohura poetike te Zef Skiroi janë: “Rapsodie Albanesi”më 1887, “Mili e Haidhia” 1891, “Kënkat e luftës”1897, “Te dheu i huaj”më 1900, “Këthimi” 1916-17, “Mino” 1923 etj.

 Poema “Te dheu i huaj”- është kryevepra e Zef Skiroi   njëra ndër veprat më të mëdha në letërsinë arbëreshe.  Poema për here të pare është botuar më 1900.  Ndërsa për herën e dytë botohet më 1940 në Palermo, nën kujdesin e vëllait të tij Gjonit. Vepra në botimin e pare kishte dhjetë këngë, ndërsa në botimin e dytë, që është një version më i përpunuar, përbëhet nga nëntë këngë.  Këngët e poemës janë: “Nata e madhe”, :Të parët”, “Ali  B eg Toptani”, “Ali Pasha Tepelena”, “Vasiliqja”, “Kjyeteza e Shkodrës”,’Gjin Kastrioti”, “Donika” dhe “Agullimi”(Agimi).

Poema nuk ka një ngjarje bosht e tërësore.  Nuk ka as personazh kryesor dhe nuk bënë fjalë vetëm për një kohë.  Ajo nuk është sajuar mbi modelin e veprave tradicionale.  Poema përbënë një mozaik preokupimesh dhe shqetësimesh të Skiroit për botën arbëreshe dhe atë gjithëshqiptare.  Vepra është shtjelluar, kryesisht, në formë të dialogut në mes të babait dhe të birit.  Subjekti i saj ndërthuret përmes anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje: Tatës, Mëmës, Hallës dhe dy të bijve.

Ngjarjet e poemës, “Te dheu i huaj” , ndodhin në një familje arbëreshe të Sicilisë, pikërisht te, Hora e Arbëreshëve, prej nga ishte autori.  Ato nisin pikërisht në kremten e Krishtlindjeve, apo Natën e madhe, siç do të thotë autori. Në kremte shprehet brenga dhe shqetësimi i kësaj familje.  Që në fillim të poemës , kemi fjalët e Tatës:”Nata e shëjte shkoi për ne”, varg që sugjeron gëzimet e ikura të jetës së tyre, apo fjalët e Mëmës,”Po si zokje t’kukuvatsës”, që shprehin gjëllimin e tyre strukur në mjerim jetësorë dhe shoqëror.

Autori, duke përfshirë dramën arbëreshe, që nga kalimi i Adriatikut dhe vendosjes së tyre në Itali, do të shpreh dhe pasojat e shumta të cilat kishin filluar herët.  Rënia nën pushtetin aziatik, humbja e gjuhës dhe besimit, heqja dorë nga bota dhe qenësia vetjake.  Aziatikët fusin përçarje dhe tradhti midis arbërorëve.  Pastaj në vepër , trajtohet një formë tjetër e fatkeqësisë së arbërorëve.  Marrja jeniçer e rekrutëve dhe ajo e rrëmbimit të Skënderbeut, janë një tragjedi e re për kombin, autori nga dhembja shprehet,”mori fen e armikut t’egër”, është kjo koha e Ali Beg Toptanit.  Autori frikësohet dhe është i tmerruar nga vëllavrasja, por kjo nuk ndodh.

Madje qëndrimi i Ali Pashë Tepelenës , I cili duke dashur t’I bashkoj shqiptarët, hudhet mbi ta me vrasje e djegie, përbën një të keqe tjetër kombëtare. Pastaj poeti flet edhe për luftën e madhe të Mahmud Pashës në Shkodër.  Atë e jep përmes figurës së qëlluar të hiperbolës:

“Si i përgjakëm fshihet dielli,

duhmës s’tymit s’duket kjielli”.

Figurën e Marko Boçri, i cili sjell në shpirt gjakun e “Farës së vjetër”, mbetet bir i denjë i qenies arbërore, për këtë poeti e krahason me figurën e Skënderbeut. Fatkeqësi tjetër për arbërorët, sipas Skiroit, ishte edhe ndërrimi i fesë,besimit, islamizimi i një pjese të madhe të tyre, është ky një akt, me të cilin u çel, një nga shtigjet e përçarjes midis njerëzve të një gjaku dhe të një gjuhe. Gjëja ma shqetësuese e poetit ishte tek ata të cilët nuk e përdornin gjuhën , që është elementi më qenësor dallues etnik. Nese kështu vazhdohet , sikur me fati e gjuhës , ashtu do të vij edhe ai i vatrave e do të harrohet jeta arbërore. Druan se një ditë do ta harrojmë edhe luftën edhe famën e Skënderbeut. Anipse e kaluara, sidomos , epoka e Skënderbeut , përbën aktin më madhështor te poema e Skiroit. Në fund të poemës ,përkundër asaj, që fati asimilon qenien arbëreshe, fiksohet besimi i madh i poetit, se rrëfimet e lashta dhe të reja, që lidhin brezin me brez, do ta ruajn të gjallë atë:

“është ajo flake e kjiturë

nga humnera e të klënit ,

q’ë nuk ka të sosur kurr

si nuk pati kurr të zënë”…

Vepra e Skiroit shquan me një qëndrim aktual dhe r eal të tij, për t’i vënë në spikamë plagët dhe të metat e arbëreshëve, të cilat, do të kushtëzonin humbjen e shenjave të identitetit të tyre. Në këtë aspekt , ajo ka ndikuar në ruajtjen e vetëdijes dhe të qenies shpirtërore të tyre në tërësi.

Gjuha e Skiroit përbën një force të veçantë kreative. Ajo shpreh në thellësi mendimet, ndjenjat dhe përfytyrimet e tij poetike.  Është gjuhë e pasur me shprehje emblematike dhe të figurshme.  Figurat më të shpeshta të tij, që e bëjnë aq të nuancuar qenësinë estetike të veprës janë: krahasimi, metafora, simboli, hiperbola, apostrofimi, epiteti, kontrasti, perifraza etj.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …