Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në Lezhë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar veprimet e Sali Berishën, duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë Kuvendin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit. Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por, asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund. Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!”, ka thënë Rama, raporton Top Channel.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …