Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ambasadori Kop kanë diskutuar mbi ndikimet e lindjes në rajon, sundimin e ligjit dhe reformat si dhe rëndësinë e integrimit europian. Ndikimet ruse dhe kineze në rritje në vend dhe rajon rrezikojnë të ardhmën europiane. Sundimi i ligjit dhe vettingu për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët gjithashtu ishte pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe ambasadorit Dirk Jan Kop. Ligji për Vetting për gjykatës, prokuror dhe politikan është në Parlament gjatë kohë, por BE-ja ka pasur rezerva fillimisht në këtë proces duke ju referuar shembullit të Republikës së Shqipërisë. Sa i përket Gjykatës supreme, Ahmeti ka nënvizuar që është në kompetencë të Këshillit Gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve. Sipas njoftimeve, deri më tani ka pasur disa procedura disiplinore dhe është në kompetencë të tyre që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe pa presione nga brenda ose nga jashtë.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …