Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Rrahman Jasharaj: Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBAShK nuk do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar publikisht  pas deklaratave  të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka kërkuar që   mësimdhënësit të testohen. Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBAShK nuk  do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve. Kam kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por ajo e mban e vazhdon ta mbajë inatin për grevën dhe nuk pranon takime. Punëtorët e arsimit duhet  të dinë edhe ca të vërteta të tjera  nga ‘miqësia’ për ta e ministres Nagavci.

Shumë herë  e kam ngritur zërin  në mbrojte të punëtorëve të arsimit se e kam ndjerë borxh  edhe ndaj  atyre më të cilët e kemi mbrojtur arsimim shqip në vitet e 90-ta. Kam thënë duke u bazuar në  zërin e anëtarësisë se ka greva. Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBAShK nuk  do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve. Ajo kurrë nuk kundërshtoi ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 110 euro, që në arsim shton zhgënjimin dhe arsye për ta lënë këtë profesion, ngase rritja  është nënçmuese për vetëm 28 euro. Punëtorët e arsimit duhet ta dinë se ministrja nuk është zëri i tyre në qeveri. Ajo ka bërë eksperimente, vetëm për të vendosur çdo  gjë kundër punëtorëve të arsimit e pa pasur kush të kundërshtojë e të bëjë publike  këto angazhime të saj ka thënë mes tjerash, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …