Sekretarja e Francës për Evropën, Lorensë Boone, ka folur për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Ajo ka shkruar me këtë rast se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian. Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …