Kryeministri Kurti, gjatë takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, ka biseduar për thellimin e miqësisë në mes të dy vendeve

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, tha se ka biseduar për thellimin e miqësisë. Kosova mund të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës pasi  është “burim frymëzimi”. Kemi ngjashmëri që ne i ndajmë… Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media. Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Albin  Kurti tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”. Ai i kërkoi kryeministrit irlandez mbështetje për të marrë statusin e vendit kandidat.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …