Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – por Marrëveshja bazë mes dy vendeve. Ndërkohë kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar. Albin Kurti, shtoi me këtë rast nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia dhe për këtë ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian. Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti. Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …