Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, në një analizë të fundit ka shkruar Ballkani po vazhdon të përkeqësohet. Ai ka identifikuar Beogradin si destabilizuesin e vendeve fqinje dhe se Serbia po vazhdon të lëvizë drejt Lindjes – Rusisë e Kinës. Përpjekjet e qëllimshme të Beogradit për të vendosur kontrollin de facto të popullatës serbe në vendet fqinje vazhdojnë. Ndërsa presidenti Vuçiq nuk flet për “botën serbe”, ai po e bën atë. Ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Republikës Srpska. Por ai po mbështet haptazi përpjekjet e Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë entitetin serb nga autoriteti i qeverisë dhe sistemit ligjor të Sarajevës. Me shumë ndihmë të Kishës Ortodokse Serbe, Beogradi ka arritur gjithashtu të vendosë një qeveri pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi. Në Kosovë, Beogradi e ka tejkaluar veten, ka thënë Server ndërsa ka radhitur veprimet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …