Ministria e Mbrojtjes mbështetë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e territorit, kjo po bëhet në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët strategjik, me theks të veçantë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës se Kosovës me ShBA-të ka program bashkepunimi për blerje ushtarake direkte, permes programit FMS (Foreign Military Sales). Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar kerkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA. Tashmë është bërë e ditur që kërkesa do të procedohet nga Departamenti i Shtetit për aprovim përfundimtar në Kongresin amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …