Disa politikanë të Kosovës nga radhët e opozitës po qëndrojnë në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit
Washington State Capitol in Olympia on Thursday, Jan. 5, 2023. (Amanda Snyder/ Crosscut)

James O’Brien: Uashingtoni zyrtar nuk do të lejojë akte të dhunshme në Veri të Kosovës, si ato të shtatorit të vitit të kaluar

Uashingtoni zyrtar nuk do të lejojë akte të dhunshme në Veri të Kosovës  të ngjashme me ato të shtatorit të vitit të kaluar,  ka deklaruar ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë, O’Brien u ka bërë i thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mendoj se është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, ku një grup tentoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe, nëse do të lejoheshin të çonin në fund planet e tyre, kjo është diçka që të dyja palët duhet ta kuptojnë se ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Brajen ka  thënë se Ballkani Perëndimor “duhet të jetë evropiane, stabile dhe e sigurt, mbi të gjitha ky rajon ka nevojë për integrim ekonomik. Kjo çështje është kyçe për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia e tyre po largohet për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. O’Brien u bëri thirrje palëve që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre që dalin nga ky proces.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …