Të hënën me 15 janar, pikërisht në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Gjykata Speciale kundër UÇK-së e ka zgjedhur si datë për të filluar seancat gjyqësore të vitit 2024 në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Në njoftimin javor që u publikua dje u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit, që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar. Prokuroria qysh më 30 shtator të vitit 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Mund të jetë edhe rastësi zgjedhja e kësaj datë, edhe pse nuk është hera e parë, por kjo përkujton njërën ndër masakrat më antinjerëzore që i kishte kryer kundër popullatës shqiptare të Kosovës deri në atë kohë regjimi kriminal i MIlloshiviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …