Kryetari i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan ka akuzuar Perëndimin dhe kryesisht Amerikën e Britaninë e Madhe, për përdorim disproporcional i forcës ndaj lëvizjes kryengritëse Huthi në Jemen. Ai tha se ata përdorin forcën në mënyrë disproporcionale dhe përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Ne po marrim informacione se Houthi po krijojnë një përgjigje të suksesshme, yha Erdigan. Komentet vijnë pas sulmeve të koordinuara anglo-amerikane me forca ajrore dhe nëndetëse si pasojë e kërcënimit të anijeve që lundrojnë në Detin e Kuq. Bëhet fjalë për 73 goditje në katër provinca, një shenjë e qartë kjo edhe për Iranin që mbështet kryengritësit Houthi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …