Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa ligje të Qeverisë-Kurti të cilat ia ka propozuar opozita dhe institucionet e caktuara. Ajo fillimisht ka rrëzuar pjesërisht Ligjin për Pagat. Edhe para këtij njoftimi nga Kushtetuesja, shumë ekspertë patën konstatuar se ligji është shkruar gabimisht.
Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, gjithashtu ka rënë ndesh me kushtetutën.
Ligjin për zyrtarë publik – në shumë nene në kundërshtim me kushtetutën.
Ligjin për Këshillin Prokuorial – Në kundërshtim me Kushtetutën (gjithashtu me vërejtje nga Komisioni i Venecias)
Vendimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së – Në kundërshtim me Kushtetutën.
Reformat në arsim në Komunën e Kamenicës – Nagavci kishte rënë në testin e kushtetueses.
Janë edhe dy vendime të tjera në kohën e pandemisë, që kishin rënë ndesh me kushtetutën.
Ndërkohë në shqyrtim vazhdojnë të jenë:
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
Fondi Sovran, madje edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme që pritet të kontestohet nga Avokati i Popullit.